Shkodër/ Dy shpërthime të fuqishme tmerrojnë qytetarët, objekti në pronësi të kandidatit të Bashës

 

Dy shpërthime të fuqishme tritoli kanë tronditur qytetin e Shkodrës, në orët e para të mëngjesit.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme të shumta materiale.

Objekti i cili është përfshirë në shpërthim, ndodhet në Pedonalen e qytetit të Shkodrës, ku sipas informacioneve paraprake  qendëra tregëtare ndodhet në pronësi të Xhemal Bushatit. Bushati ka kandiduar, për kryetar Bashkie në Shkodër, por nuk ka mundur të fitonte zgjedhjet, duke u rënditur kështu i treti.

Vetëm 10 minuta më vonë, një tjëtër shpërthim është dëgjuar në qytetin kryeqendër të veriut. Sasi e madhe tritoli ka shpërthyer në dyqanin, në vendin e njohur si “Rruga e Gjerë” në afërsi të stadiumit.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 02:20, në derën e supermarketit në pronësi të shtetasit F.M. në rrugën “Bujar Bishanaku” si dhe në derën e një biznesi tjetër privat butik rrobash në pronësi të shtetasit Xh.B. në rrugën “28 Nentori”, është vendosur lëndë plasëse dhe si pasojë e shpërthimit të tyre kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet duke administruar çdo provë dhe duke vlerësuar çdo informacion, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjeve, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *