Burimet policore në Shkodër, njoftojnë se mbrëmjen e djeshme një 29-vjeçar i identifikuar si Arlind Dyli, është gjetur i pajetë në një shtëpi. Mësohet se rreth orës 20:20, në një banesë dykatëshe të pabanuar në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër, i riu është gjetur pa shenja jete.
Paraprakisht dyshohet se i riu ka vdekur disa ditë më parë, si pasojë e përdorimit të lëndëve narkotike. Policia po kryen hetimet e për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Policia Shkodër/ Informacion paraprak
Më datë 13.06.2021, rreth orës 20:20, në një banesë dykatëshe të pabanuar në lagjen ‘Ahmet Haxhija’, Shkodër, është gjetur pa shenja jete shtetasi A. D. 29 vjeç. Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën disa ditë më parë si pasojë e përdorimit të tepërt të lëndëve narkotike. Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes