Makina e pedagogut dhe pronarit të medias Gasper Kokajt është djegur gjatë orëve të natës, në qytetin e Shkodrës. Kokaj është pronari i medias ‘Tv Rozafa’ ndërsa mjeti i shkrumbuar ishte tip ‘Land Rover’ i parkuar në zonën e njohur si Dollar në Shkodër. Kokaj ka qenë kandidat për deputet në partinë Republikane në vitin 2013.
Djegia ka qenë e qëllimshme, teksa në pamjet e kamerave të sigurisë dallohet një person i cili afrohet pranë mjetit fouristradë dhe i vë flakën në pjesën e përparme.
Policia po punon për identifikimin dhe lokalizimin e autorëve. Pronari Kokaj u ka thënë hetuesve se nuk ka konflikte dhe se nuk ka dyshime për asnjë person.