Shkodër/Kryeson Partia Demokratike, PSD surpriza e qarkut

PD deri më tani kryeson ndaj palëve kundërshtare në Shkodër. Tashmë janë numëruar 91 nga 411 QV në total të Qarkut të Shkodrës.

Kryesuese është Partia Demokratike, e cila ka siguruar 43.1% të votave, e përkthyer në 10.057 vota. E dyta renditet Partia Socialiste me 29.9 % të votave, e përkthyer në 6.974 vota. E treta është Partia Social Demokrate me 14.9%, e përkthyer në shifra në 3473 dhe e katërta renditet Lëvizja Socialiste për Integrim me 10.2 % e përkthyer në 2.370 vota.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *