Policia Rrugore e Shkodrës gjatë kontrolleve intensive për evidentimin dhe ndëshkimin e shkeljeve të Kodit Rrugor, ka ndëshkuar gjatë një jave 100 drejtues mjetesh për parakalim të gabuar.
Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se, “32 drejtues automjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit, 22 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, 109 për pushim mjeti në kundërshtim me sinjalistikën rrugore dhe 9 për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara”.
Policia e Rrugore e Shkodrës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.