Ka rënë në prangat e policisë shoferi i mjetit tip “Opel”, i cili përplasi mbrëmjen e djeshme një 16-vjeçare në lagjen “Naim Gjylbegu”, në aksin rrugor Shkodër – Velipojë.
I arrestuari është 54-vjeçari me iniciale Xh.H.
Ndërkohë 16-vjeçarja ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë për shkak të plagëve të marra.
Njoftimi policisë:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Shkodër kanë arrestuar shtetasin Xh. H., 54 vjeç, banues në lagjen ‘Naim Gjylbegu’, pasi mbrëmjen e djeshme, duke drejtuar automjetin tip ‘Opel’, në aksin rrugor Shkodër – Velipojë, ka aksidentuar një shtetase 16 vjeç, banuese në fshatin Pulaj, Velipojë, këmbësore, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës, Tiranë, në kujdesin e mjekëve