Shkodër/ Qarkullonte me armë zjarri dhe krehër me 7 fishekë, policia vë në pranga 42-vjeçarin

SHKODËR- Kontrollet e shtuara të policisë dhe operacionet e befasishme për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje ka bërë që shumë persona të bien në pranga.

Së fundmi, policia ka arrestuar një 42-vjeçar pasi qarkullonte me armë zjarri pistoletë. Atij i është sekuestruar arma me një krehër me 7 fishekë.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. C., 42 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme procedurale.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *