Bashkia e qytetit të Shkodrës ka njoftuar ditën e sotme se në Njësinë Administrative të Postribës ka pasur rrëshqitje të dherave dhe gurëve. Shkak për këtë janë bërë reshjet e dendura të shiut që kanë vijuar përgjatë të gjithë natës.
Si pasojë, segmenti rrugor Mes – Ura e Shtrenjtë është bllokuar. Kanali vaditës i njësisë është dëmtuar gjithashtu, teksa ka nisur puna për pastrimin e dherave dhe gurëve.