Një sasi tritoli është vendosur në një banesë gjatë mbrëmjes së djeshme në fshatin Bardhaj, Shkodër. Shpërthimi ndodhi në banesën e policit Valter Serra. Mësohet se ka dëme vetëm materiale. Ende janë të paqarta arsyet e kësaj ngjarje por policia dyshon se ka ndodhur për shkak të detyrës.
Njoftimi i policisë:
“Më datë 30.12.2022, rreth orës 02:00, në fshatin Bardhaj, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, para banesës së shtetasit V. S., me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Shkodër. Si pasojë është dëmtuar automjeti tip “Volkswagen” në pronësi të këtij shtetasi dhe janë shkaktuar dëmtime të lehta në banesën e tij.”
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.