Një 25 vjecar është vrarë me armë zjarri rreth mesnatës në Shkodër. Viktima është Emiljan Ndou, banues në Bardhaj i cili u qëllua me armë zjarri pranë një kalçetoje në këtë fshat. Mësohet se i riu është konfliktuar me 47-vjecarin Mark Kodra për motive të dobëta dhe sherri ka degjeneruar në përdorimin e armës. Sipas burime paraprake dyshohet se viktima kishte ngacmuar disa herë vajzat e autorit të krimit. Kodra e ka qëlluar me kallashnikov 25-vjecarin i cili nuk u mbijetoi plagëve të marra duke ndërruar menjëherë jetë.
Pak minuta pas ngjarjes, policia e Shkodrës arriti që të vinte në pranga autorin e vrasjes Mark Kodra ndërsa ka sekuestruar edhe armën me të cilën ai kreu krimin. Mësohet se viktima dhe autori ishin fqinj me njëri tjetrin.