Shkodra nxjerr në ankand ‘Vllazninë’, biznesmeni padit në SPAK kryebashkiaken Voltana Ademi

Për shumë bashki të vendit mbajtja e ekipeve sportive të qytetit më shumë se sa një vlerë apo argëtim është kthyer në një telash për mungesë të fondeve dhe mospërballim të shpenzimeve.

Një gjë e tillë ka ndodhur edhe me bashkinë e Shkodrës, që prej kohësh po orvatet të shesë atë që mbahet si krenaria e qytetit, ekipin sportiv të “Vllaznisë”.

Por duket se shitja e kësaj të fundit i ka hapur probleme së fundmi kryebashkiakes Ademi.

Biznesmeni shkodran Almiro Gurakuqi, i cili kandidoi për të blerë aksionet e klubit kuqeblu dhe për t’u bërë president, ka paditur në SPAK kryetaren e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, për shpërdorim detyre.

Pasi bëri ofertë për blerë klubin, Anëtarët e Njësisë së Ankandit vendosën ta skualifikon Gurakuqin për parregullsi në dokumente.

Biznesmeni nuk u ndal me kaq, pasi vendosi të ankimonte këtë vendim te Komisioni i Konkurrencës dhe fitoi gjyqin me Bashkinë Shkodër duke qenë i rregullt me dokumentet.

Gurakuqi e ka vijuar më tej “luftën” me kryetaren Ademi, teksa e ka paditur këtë të fundit në SPAK. “Panorama Sport” ka arritur të sigurojë edhe padinë e ngritur nga biznesmeni.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *