Shkodra përpihet nga një vatër zjarri në mesnatë/ Drejtori i zjarrfikëses: Ishte e qëllimshme!

Një vatër e re e frikshme zjarri u shfaq në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në lagjen Tepe të qytetit të Shkodrës. Zjarri është shfaqur pranë xhamisë në Tepe dhe po përhapej me shpejtësi por falë ndërhyrjes është bërë neutralizimi i flakëve.

Nga raportimet e para thuhet se zjarri ka qenë në përmasa të pazakonta, duke krijuar jo pak panik, për shkak se rrezikonte banesa dhe xhaminë, por që fatmirësisht është izoluar pa lënë pasoja. 4 mjete zjarrfikese te MNZSH Shkodër ishin në terren dhe bënë të mundur izolin e flakëve dhe pengimin e tyre për t’iu afruar banesave që ndodhen aty pranë.

Drejtori i zjarrfikëses Agron Dibra tha se zjarri ka qenë i qëllimshëm. Njerëzit sipas tij djegin në mënyrë të papërgjegjshme dhe pastaj kërkojnë ndihmën e zjarrfikësve.

“Për momentin zjarri është i fikur, pasi jemi njoftuar kanë ardhur makinat e shërbimit, 4 auto jete të shërbimit zjarrfikës. Me shumë përkushtim u arrit që zjarret të fiken në një periudhë të shkurtë. Përmasat që kishte në fillim pasi u rrezikuan shumë banesa. Apeli i parë te policia pasitë vërë para përgjegjësisë penale përgjegjëst, është zjarrvënie e qëllimshme. I bëj thirrje policisë të vërë para përgjegjësisë ligjore.

Situata e zjarreve në Shkodër, deri tani kemi pasur 6 vatra zjarri në Guci 3 në shtoj në Hot, në shumë vende në shkurre e ferra, njerëzit në mënyrë të papërgjegjshme vazhdojnë të djegin pastaj kërkojnë ndihmën e zjarrfikësve. Efektivët janë pak sepse kështu kanë mbetur, por duhet shumë më tepër”, tha Dibra

/Priza.al/

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *