Modelja shqiptarë me famë botërore, Angela Martini është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale. Ajo ndan shpesh foto dhe video nga përditshmëria, duke marrë vëmendjen e fansave me paraqitjet atraktive.
Së fundmi, ajo ka pozuar e veshur me një fustan blu të shkurtër, paksa të hapur te pjesa e dekoltesë, teksa ka marrë poza të ndryshme.
“Bërë në Shkodër”, shkroi ajo në mbishkrimin e fotografisë, duke cituar kështu me krenari rrënjët e saj shqiptare nga qyteti verior. Angela jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e lumtur në krahët e bashkëshortit të saj, Dragos Savulescu.