“Shkofshi në ferr”, Ukraina shkrumbon anijen ruse me 510 ekuipazh në bord

Ukraina pretendon se anija luftarake është goditur nga raketat Neptun të prodhuara nga vetë ata. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë e pranoi zjarrin duke thënë se ka ndodhur një shpërthim në bordin e Moskva, anijes së Flotës së Detit të Zi të vendit, e cila ka shkaktuar dëmtime të mëdha.

“Municionet e kryqëzorit Moskva janë shpërthyer si pasojë e një zjarri në anijen luftarake. Anija është dëmtuar rëndë. I gjithë ekuipazhi është evakuuar. Shkaku i zjarrit po hetohet”, shkruhet në deklaratën e ministrisë.

Ndërkohë, Ukraina ka njoftuar se anija 186 metra e gjatë është goditur nga vetë raketat e tyre, si dhe shpëtimtarët rusë nuk kanë qenë në gjendje të shpëtonin anijen e cila mendohet të ketë pasur brenda saj 510 anëtarë të ekuipazhit në bord.

“Është konfirmuar se kryqëzori raketor Moskva sot shkoi pikërisht aty ku u dërgua nga rojet tona kufitare në ishullin e gjarpërinjve”, shkuan në postimin e tij në Telegram, Guvernatori rajonal i Odesa, Maksym Marchenko.

Kujtojmë se vetëm disa ditë më parë, ukrainasit e vendosur në ishullin e gjarpërinjve në Detin e Zi kundërshtuan urdhrin e anijes për t’u dorëzuar, duke i thënë Moskës “të shkojë në ferr”.

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *