Policia është ende në kërkim të këtij autori dhe kërkon ndihmë nga dëshmitarët që ishin në Bournemouth.
“Ne e kaluam ditën duke u qetësuar dhe duke bërë banjo dielli. Ishte rreth orës 4 pasdite kur hymë në ujë me miqtë e mi dhe nisëm të luanim me një top. Por papritur topi iku te një djalë dhe e pyeta “a mund të ma kthesh topin” dhe ai më tha jo. Unë iu afrova dhe e pyeta përsëri ,ai ma dha mua dhe unë ia hodha mikut tim. Ai filloi të më fliste dhe të më prekte në krah, por në të njëjtën kohë një burrë tjetër po shqetësonte mikun tim dhe ai doli nga deti. Unë isha vetëm dhe ai filloi të më shtynte në thellësi. Askush nuk më ndihmoi teksa ai më përdhunoi”, është shprehur e mitura britanike.
/Priza.al/