Shkoi me temperaturë të lartë në spital, humb jetën foshnja shqiptare në Greqi!

Një foshnjë 15-muajshe me origjinë shqiptare ka humbur jetën mbrëmjen e së martës në spitalin Bodosakeio në Ptolemaida. Mësohet se foshnja ishte dërguar rreth orës 23:00 me temperaturë të lartë në spital ku pak orë më vonë ka dhënë edhe frymën e fundit.

Sipas mediave greke mësohet se prindërit kanë shkuar në spital me foshnjën edhe dy herë të tjera para se të regjistrohej ngjarja e rëndë. Sipas prindërve ata janë paraqitur në spital mëngjesin e Vitit të Ri, pasi fëmija kishte temperaturë shumë të lartë.

Ata më tej kanë shtuar se mjekët u dhanë udhëzime dhe u thanë të shkonin në shtëpi. Të nesërmen në mëngjes ata shkuan përsëri në spital pasi foshnja kishte sërish temperaturë të lartë, por përsëri u thanë se nuk kishte nevojë të shtrohej. Edhe pse ata insistuan dhe shkuan edhe herën e tretë në spital foshnja nuk arriti ti shpëtonte temperaturës së lartë e cila i mori edhe jetën.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *