Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin ka kërkuar falje pasi shkoi në një klub nate, pavarësisht se kishte pasur kontakt me një person që ishte i infektuar me COVID-19.
Sanna Marin shkoi të argëtohej në një lokal në Helsinki të shtunën, disa orë pasi ministri i saj i jashtëm, kishte rezultuar pozitiv.
Fillimisht asaj iu tha se nuk kishte nevojë të izolohej sepse ishte vaksinuar plotësisht, por më vonë i ishte sugjeruar të izolohej.
Kryeministrja socialdemokrate, 36 vjeçe, tha se mesazhi me tekst që e këshillonte të shmangte kontaktet sociale ishte dërguar në telefonin e saj të punës, të cilin ajo e kishte lënë në shtëpi.
Kur e pa tekstin të dielën, ajo kërkoi urgjentisht një test Covid dhe rezultati doli negativ.
Ajo kërkoi faljë për “incidentin”.
/Priza.al/