Një shqiptar është ekzekutuar të shtunën më 4 dhjetor në Britaninë e Madhe. Xhovan Pepaj, 25 vjeç, u gjet i vrarë në Caley Road, rreth orës 03:15 të mëngjesit.
Ai kishte marrë plagë të shumta thike dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.
Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, janë arrestuar 7 persona ku dy prej tyre akuzohen se kanë qenë autorët kryesor të vrasjes në Tunbridge Wells.
Akuza për vrasjen rëndon mbi Ciaran Steëart, 18 vjeç, nga Curtis Road, Hornchurch dhe një djalë 17-vjeçar nga Ilford.
Dje, oficerët e policisë akuzuan gjithashtu Donte Simpson-Palmer, 18 vjeç, Mohammed Miah, 25 vjeç dhe Nathan Turner, 28 vjeç, si bashkëpunëtorë dhe për ngritjen e një plani për të kryer grabitje.
Turner u akuzua për shitje të lëndëve narkotike. Sakaq, vijojnë hetimet nga autoritetet vendase për ngjarjen e rëndë.
/Priza.al/