Një foto tek 3 kuaj të vendosur poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama i është refuzuar aktorit Timo Flloko.
Ka pasur qytetarë të shumtë që kanë bërë edhe një foto për ta patur kujtim, por Timo Flloko nuk e ka patur këtë “fat”.
Aktori është përballur me refuzimin e rojës së Kryeministrisë, i cili i ka kërkuar të largohet.
Siç duket në fotot më poshtë të shkrepura nga LSA, aktori ngjitur tek shkallët e Kryeministrisë, përballë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’, për të bërë foto me kuajt e vendosur prej disa ditësh aty.
Por rojës mesa duket nuk i ka pëlqyer ky veprim dhe i është afruar aktorit dhe i ka kërkuar të largohet.