Shkoi për të bërë sërf, por 20-vjeçari sulmohet për vdekje nga një peshkaqen

Thyerja e karantinës rezultoi fatale për sërfistin në Australi.

I riu është sulmuar për vdekje nga një peshkaqen në Shelly Beach, rreth 33 milje në veri të Sidneyt. Edhe pse emergjenca shkoi në vendngjarje dhe i dha 20-vjeçarit ndihmën e parë, ai nuk mundi të mbijetonte.

Disa dëshmitarë thanë se ata dëgjuan dikë duke bërtitur.

“Ai po bërtiste, më ndihmoni, më ndihmoni. Njerëzit po përpiqeshin ta nxirrnin në breg, nuk dukej mirë”, thanë dëshmitarët.

New South Wales është në bllokim për shkak të koronavirusit, por njerëzit mund të dalin nga shtëpitë e tyre për stërvitje.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *