Shkoi për të inspektuar punimet në Kamëz, Ramën e ftojnë për kafe: Këtu ishte tmerr

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar nga afër këtë të premte punimet në Kamëz.

Rama tha se ndryshimi është evident në këtë qytet. Sakaq, gjatë inspektimit kryeministri u ftua nga një banor i qytetit për të pirë një kafe, por s’i shpëtoi detaji i emrit të barit, për të cilën nuk ngurroi të bënte një batutë.

Pjesë nga biseda:

Rama: Kur e bëje këtë me atë që ishte këtu.

Suli: Pas investimit u bë dhe lokali, sepse tani ke njerëz familjarë, deri në 11 të darkës. Ka marrë jetë biznesi dhe e gjithë zona. Për kopshtet dhe shkollat jemi top listë në Shqipëri.

Rama: Sa kanë shkuar?

Suli: 29, të reja.

Rama: 29 kopshte dhe shkolla në Kamëz. E sa kemi për të përfunduar?

Suli: Kemi edhe 5, do të jenë të gjitha me cilësi. Me këto kopshtet dhe çerdhet e ndërtuara edhe

fëmijët shkojnë në punë më lirshëm. Sillet fëmija në 6 e 30 dhe del nga institucioni në 17:30.

Rama: Perfekt!


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *