Shkoi për të peshkuar në Drinin e Zi, 200 persona në kërkim të 47-vjeçarit i cili rezulton i zhdukur prej 24 orësh

I zhdukur prej 24 orësh, më shumë se 200 persona vihen në kërkim të 47 vjeçarit Tofik Xhika.

47 vjeçar nga fshati Fushë Alije i Dibrës rezulton i zhdukur që prej ditës së dielë. Kanë qenë familjarët e shtetasit Tofik Xhika të cilët kanë njoftuar policinë për zhdukjen e tij mbrëmjen e kaluar.

Dyshohet se Xhika kishte shkuar pranë lumit Drin i Zi për të peshkuar, por nuk është kthyer në banesë. Kjo ka bërë që familjarët të njoftojnë policinë e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes. Por për shkak të errësirës kërkimet janë ndërprerë, për të rifilluar mëngjesin e sotëm.

Në ndihmë kanë shkuar edhe rreth 200 banorë të zonës të cilët janë vënë në kërkim të 47 vjeçarit Tofik Xhika në një gjatësi rreth 20 kilometra të lumit Drin i Zi.

Për shkak të prurjeve të mëdha të lumit, banorët dhe forcat e rendit e kanë të vështirë kërkimin, ndërsa apelohet që të shkojnë grupet e specializuara të polumbarëve. Dyshohet paraprakisht që 47 vjeçari të ketë rënë në ujërat e lumit Drin i Zi teksa ka qenë duke peshkuar në breg të tij.

 

/Priza.al/

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *