Një tragjedi u zbulua mëngjesin e sotëm në Itali. Një 22-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi ka rënë nga Ura Tibetiane e Kreros.
Ngjarja u raportua rreth orës 8.30 ku një kalimtar vërejti trupin e pajetë të të riut rreth 235 metra poshtë urës.
Viktima, siç u konstatua nga karabinierët, një natë më parë kishte dalë me një të afërm në pyjet e zonës përreth ku pas një pakujdesie është rrëzuar nga ura.
I afërmi që e shoqëronte, sapo mbërriti në shtëpinë e parë nga pyjet, lajmëroi karabinierët për ndihmë.
/Burimi: Telenuovo.it/ Përshtati në shqip: Priza.al/