Një shqiptar ka sulmuar një italian teksa shkoi në shtëpinë e këtij të fundit për të diskutuar për punë.
Mirëpo biseda mes tyre nuk ka qenë aq e lehtë dhe situata ka agravuar deri në konflikt fizik. Sipas medieve italiane, shqitari ka marrë një lopatë dhe ka goditur 44-vjeçarin italian. Ndërsa ky i fundit mbeti i plagosur dhe me 3 dhëmbë të thyera.
Shtetasi shqiptar kishte shkuar tek shtëpia e 44-vjeçarit për të përmbyllur një marrëveshje pune. Por situata doli jashtë kontrollit dhe ai mori lopatën në dorë më të cilën dhunoi italianin. Pas kësaj karabinierët bënë të mundur arrestimin e shqiptarit, ndërsa pronari italian u shtrua në spital ku do të qëndrojë për rreth 25 ditë për të marrë trajtimin e duhur.