Shkoi për t’u njohur me masën e sigurisë, arratiset nga ambientet e gjykatës 21-vjeçari në Korçë (Emri)

Një 21- vjeçar është arratisur nga ambientet e Gjykatës së Korçës teksa po priste që të merrte masën e sigurisë.

Mësohet se Kristian Medolli është i riu i cili  iu arratis policisë së shtetit, mesditën e sotme.

Ky i fundit ishte shoqëruar para dy ditësh për vjedhjen e një banese në fshatin Qatrom dhe sot do të njihej me masën e sigurisë.

Sakaq, policia ka vendosur postblloqe në hyrje-dalje të qytetit për të arrestuar sërish Kristian Medollin.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *