Shkoi të lahej në lumin Devoll, mbytet 14-vjeçarja nga Berati

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Berat. Një 14 vjeçare është futur në lumë për t’u larë dhe për pasojë është mbytur.

Punonjësit e policisë pasi kontrolluan në lumë, gjetën dhe nxorrën trupin e pajetë.

Sipas burimeve zyrtare, në fshatin Fermë Partizani, në lumin Devoll, një grup fëmijësh të moshës 14-15 vjeç kishin shkuar të freskoheshin në lumë për shkak të temperaturave të larta.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *