“Shkoja deri tek dera dhe më mbyllej”, këngëtarja Jusina Aliaj rrëfen periudhën kur ishte në koma

Këngëtarja shkodrane, Justina Aliaj është një ndër ikonat e muzikës.

Aliaj ka një jetë në skenë por ende vazhdon të jetë më në formë se kurrë.

Së fundmi ajo ka folur rreth një periudhe të vështirë në jetën e saj, ku ka treguar se çfarë kaloi në kur ishte në koma, çfarë pa dhe momentet e lumturisë që ndjeu.

Këngëtarja pohon se gjatë kohës që ka qenë në koma ajo shikonte vetëm ujë dhe lule ngjyra-ngjyra.

“Isha në koma. Kujtoj shumë nga ajo kohë. Unë e besoj verbërisht që ka një jetë të përtejme. Po kjo ishte sprovë. Shikoja një dritë tuneli, shikoja vetëm ujë, ujë, ujë, lule ngjyra-ngjyra. Uji ishte i kaltër, si jeshil siç nuk e kam parë kurrë më parë. Isha krejt vetëm, isha shumë e lumtur derisa sa shkoja te dera, aty më mbyllej dhe nuk shkoja.

Mbas asaj sëmundjes më ranë flokët dhe I them vetes si mund të dal në ekran. Filluan të dalin flokët që ishin bosh dhe u përdrodhën. Unë dola, kur ranë isha shumë e mërzitur”, tha ajo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *