“Shkoja në dhomën e tij 3 herë në ditë, kishte rrëmbyer mbi 60 vajza”, 20 vjeçarja përfundon viktimë e pedofilit

E dhimbshme është historia e Juliette Bryant e cila në një emision të BBC ka rrëfyer në lidhje me një pedofil të quajtur Jeffrey Epstein.

Bryant ka qenë viktimë e pedofilit Epstein dhe nidhmësist të tij të sëmurë Ghislaine Maxwell.

E reja tregon se ka zbuluar “fabrikën e abuzimit seksual” që ishte shtëpia e tij në Karaibe, dhe se si këta të fundit e kanë mashtruar në ishullin pranë Porto Rikos, ku e sulmuan dhe seksualisht.

Ajo thotë se: “Pasi më rrëmbyen, më urdhëronin të shkoja në dhomën e tij të gjumit të paktën tre herë në ditë. Në atë moment kishte edhe më shumë vajza. Pashë të paktën 60 vajza që shkonin.

Bryant ka qenë vetëm 20 vjeç kur ka shkuar atje, por ajo e quan vetën me fat sepse nuk ishte dhe aq e re sa të gjithë vajzat e tjera. Sakaq, ajo tregon se me pak inteligjencë ja doli që të largohej dhe se si nuk ju bind Epsteinit.

“Njerëzit pyesin pse u ktheva. Askush nuk iu bind Epsteinit. Para se të më dërgonin në shtëpi, ai më çoi në zyrën e tij dhe më tha se një grua e kishte akuzuar për përdhunim. Më kërcënoi se dinte emrat e pjesëtareve të familjes time. E binda që isha besnikja e tij dhe kështu arrita të largohem.”

Ndërkohë, maniaku seksual Epstein u arrestua në korrik 2019, ku dhe vrau vetën në qeli vetëm disa javë më vonë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *