Shkolla e Magjistraturës ka vendosur si kusht për magjistratët e rinj që të marrin masa dhe të kryejnë vaksinimin kundër COVID-19, me qëllim mbarëvajtjen e procesit mësimor duke u bërë kështu institucioni i parë në Shqipëri që bën vaksinën të detyrueshme.
Sipas njoftimit zyrtar, kush do të jetë i pranishëm në auditor duhet të vaksinohet.
Nuk dihet nëse ky vendim që ka marrë Shkolla e Magjistraturës do të hyjë në fuqi, pasi edhe pse gëzon autonomi si universitet duhet të marrë dakodësinë e Komitetit Teknik si një ndër organizmat vendimmarrës në lidhje me masat që merren për COVID-19.
‘Njoftohen te gjithe kandidatet per magjistrate qe studiojne ne Shkollen e Magjistratures ne vitin akademik 2021-2022, (viti i pare dhe viti i dyte i studimit), qe per te siguruar mbarevajtjen e programit te trajnimit fillestar permes mesimit ne auditor, te marrin masat e nevojshme per te kryer vaksinat anti-Covid. Çdo kandidat te depozitoje elektronikisht ne sekretarine mesimore vertetimin zyrtar me qellim qe te jene pjesemarres ne trajnimin ne auditor prej dates 4 Tetor 2021 e ne vijim.
Ju kujtojme qe muaji Gusht eshte i hapur per vaksinimin e te gjitha grupmoshave mbi 18 vjec’, njofton Shkolla e Magjistraturës.
/Priza.al/