Ka arritur në 208 numri zyrtar i viktimave nga tajfuni i fuqishëm ‘Rai’ që goditi Filipinet ditën e enjte. Erërat e forta me shpejtësi marramendëse prej 195 kilometrash goditën ishujt jugorë të vendit, duke sjellë dëme kolosale.
Erërat, por edhe përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës shkatërruan mijëra shtëpi e shkaktuan dëme infrastrukturore. 400 mijë persona kanë mbetur të pastrehë dhe po evakuohen nga ekipet e emergjencës, që po ashtu po përpiqen të shpëtojnë njerëzit që edhe 4 ditë pas tragjedisë së shkaktuar nga moti mbeten të bllokuar në zonat e goditura nga tajfuni. E teksa operacionet vijojnë, autoritetet i druhen shtimit të numrit të viktimave teksa situatën e konsiderojnë si “masakër”.
Në meshën e të Dielës në sheshin Shën Pjetër të Vatikanit, edhe Papa Françesku bëri një lutje për viktimat e katastrofës, ndërsa shprehu solidarizimin e plotë me familjet e goditura.
/Priza.al/