Taulant Gjoka, shefi i qarkullimit në Tiranë është shprehur se nuk përjashtohet pista e shpejtësisë, në aksidentin e rëndë në Tiranë, ku autobusi i linjës së Unazës u përplas me disa makina.
“Në lidhje me shkaqet është shpejt për të dalë në përfundim por në vijim sa më parë që të kemi një verdikt në lidhje me shkaqet e aksidentit do t’ju bëjmë me dije. Siç e shihni jemi në proces disa drejtues mjeti po kontrollohen dhe po testohen për nivelin e alkoolit ndërsa drejtuesit që janë ambientet e spitali sapo të mbarojmë me ndihmën e parë do të testohen për alkool. Dëmet janë të konsiderueshem dhe ka vend për të dyshuar për shpejti por jemi akoma në hapat e parë të hetimet të ngjarjes dhe nuk mund të japim një verdikt final.
Aksidentet rrugore janë gjithëpërfshirëse dhe nuk ka të bëjë me shkakun se është aksidenti i dytë ku përfshihet një autobus, sigurisht që nëse do të ketë përgjegjësi të gjithë drejtuesit do të mbajë përgjegjësi sipas ligjit. Nuk mund të jap një koment sepse jemi shumë herët” – tha Gjoka.
Ai bëri gjithashtu me dije se gjashtë persona kanë mbetur të plagosur.