Shkon të bëjë plazh në Karaburun, 23-vjeçari pickohet nga akrepi. Çohet me urgjencë në spitalin e Vlorës  

Një 23-vjeçar është nisur me urgjencë nga gadishulli i Karaburunit, për në spitalin e Vlorës, pasi është pickuar nga një akrep duke bërë plazh në gjirin e Shën Vasilit.

23-vjçari, Enea Dervishaj, ishte së bashku me familjen në plazh, kur është pickuar në krah nga akrepi dhe ka filluar dridhjet e trupit të shkaktuara nga spazmat e helmit, gati duke humbur ndjenjat.

Menjëherë është njoftuar policia kufitare, e cila ka mbërritur me një mjet të sajin tip gomone dhe më pas ka shoqëruar të riun në ambientet e spitalit të Vlorës.

Fatmirësisht i riu është jashtë rrezikut për jetën.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *