Gjykata dhe Prokuroria e Kurbinit nuk janë në funksion që nga dita e sotme. Me hyrjen në fuqi të pjesës së dytë të hartës së re gjyqësore, këto institucione të drejtësisë janë zhvendosur në Lezhë, ku janë transferuar plot 1600 dosje.
Sakaq, Dhoma Vendore e Avokatisë në Lezhës është shprehur se mungesa e institucioneve të drejtësisë do të paralizojë mijëra banorë të Kurbinit të cilëve ju duhet të udhëtojnë drejt Lezhës për të marrë shërbime.
“Kjo tregon se në Shqipëri ka monizëm. Bashkimi i gjykatave në 1 është largimi nga llogaridhënia, nuk funksionon asnjë institucion. është platformë e falimentuar. Kjo është në dëm të qytetarëve.
Do njoftojmë qytetarët e Kurbinit se bashkë me shërbimet e provës nuk do ofrojmë më shërbim.” – u shpreh njëri prej avokatëve.
Me hartën e e re gjyqësore qarku i Lezhës do të ketë vetëm 1 gjykatë dhe prokurori, por ambientet e kufizuara dhe numri i ulet i gjyqtareve dhe prokurorëve pritet të krijojë kaos dhe vonesa.