Shkrimtarja e njohur: Kur burrit i buzëqesh kolegia dhe gruaja i rri me nerva, si të mos…

Shkrimtarja e njohur Rita Petro ka treguar disa nga arsyet se përse partnerët tradhtojnë njëri-tjetrin.

Në një intervistë për Euronews Albania, Petro tha se një burrë s’ka si mos të tradhtojë kur gruaja i rri me nerva ndërsa kolegia i qesh. Po ashtu ajo tha se e njëjta gjë ndodh dhe me gruan.

“Ti vishesh, ti zbukurohesh dhe bashkëshorti yt një herë nuk të thotë sa e bukur je. Kjo i mungon shumë një gruaje. E njëjta gjë ndodh kur gruaja rri me nerva që sa hyn i shoqi, gjithë kohën me nerva me fëmijët, me nerva me të shoqin. Kur ai shkon dhe i buzëqesh kolegia dhe i thotë sa i bukur dukesh, ose e kundërta dhe ti fillon dhe flirton dhe me shoqen tënde. Mezi pret të takosh shoqen dhe t’i tregosh çdo gjë”– tha ajo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *