Qeveria ka miratuar ditën e sotme projetkligjin për shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka rendituar arsyet e marrjes së këtij vendimi duke theksuar se kjo Akademi ka vepruar prej vitesh në kundërshtim me ligjin.
Kushi: “ASA edhe pse u mbështet në mënyrë të vazhdueshme nuk arriti të riorganizohet për të qenë në përputhje me ligjin. Ministria vijoi me një kontroll dhe janë konstatuar një sërë problematikash parregullsish të rënda ligjore. Si të fushës së strukturës ashtu edhe nga ana e funksionimit administrativ dhe financiar.
Mund t’ju përmend disa nga këto shkelje më thelbësoret: ASA sot që flasim nuk ka patur një fakultet që është detyrimi i parë ligjor. Nuk kanë asnjë fakultet dhe në asnjë prej njësive përbërëse të saj, nuk ka mësimdhënie që e bën të pamundur të vijojë të funksionojë si institucion i Arsimit të Larta. Është e paakredituar, nuk është akredituar asnjëherë ndërkohë që institucionet e tjera janë akdredituar nga 2 apo 3 herë. Mosakreditimi i programeve të studimit, e bën të pamundur të lëshojë diploma. Sepse akreditimi garanton cilësinë. Ndërkohë para ca vitesh ASA ka lëshuar diploma, duke kryer shkelje tjetër. Nga ana tjetër ka 8 vite që ASA nuk regjistron asnjë student. Ka një sërë argumentash që e bëjnë të pamundur ekzistencën e ASA-s si një institucion të Arsimit të Lartë.
Ne kemi një vendim ku shkeljet dhe parregullsitë janë të mëdha kështu që ne sot me vendim të Këshillit të Ministrave po e riorganizojmë këtë Akademi duke i riorganizuar institutet e saj pranë Akademisë së Shkencave. Personeli dhe të gjitha transferohen tek Akademia e Shkencave”