Me miratimin e hartës së re gjyqësore qe prej një Shkurtit, Gjykatat e Apelit nëpër qarqe nuk do të funksionojnë më por cështjet do të transferohen në Tiranë. E tillë është situata edhe për Gjykatën e Apelit Vlorë, ku ky institucion do të zhvendoset përkohësisht ne drejtim të kryeqytetit. Janë rreth 6-7 mijë dosje që presin të dërgohen drejt Tiranës. Në një reagim për mediat, kryetari i Dhomës së Avokatisë së qytetit të Vlorës tha se:
‘Sot në datën 01.02.2023, hyn në fuqi Vendimi i Këshillit të Ministrave nr 495 datë 21.07.2002 “Për organizimin e gjykatave të apelit ne nje gjykatë me juridiksion të përgjidhshëm me seli në Tiranë”. Per fatin e keq ata qe e ideuan dhe miratuan këtë hartë gjyqësore nuk morën në konsideratë asnjë nga rekomandimet që dhane Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë dhe Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë. Ne bëmë detyrën tonë në mbrojtje të interesave të qytetarëve dhe pse jo dhe në mbrojtje të interesave tona duke ju shpjeguar ideatorëve dhe miratuesve të hartës gjyqësore se jetojmë në një vend i cili sipas të dhënave të instatit, 49% e popullsisë jeton në minimum jetik, dhe ky tregues është thelbësor për ti dhënë kuptim të drejtës dhe parimeve kushtetuese të barazimit përpara ligjit. Ne ju treguam dhe ju kërkuam të kenë në konsideratë treguesit që kanë të bëjnë me kohëzgjatjen e çështjes sipas kategorive të tyre, analizimin e stokut të çeshtjeve. Ne u spjeguam se krijimi i një gjykate të apelit me juridiksion të përgjithshëm, do ti kërkojë një kohë prej 8 orësh një qytetari nga Konispoli për të shkuar te kjo gjykatë.’
Kreu i Dhomës së Avokatisë Vlorë theksoi se Shqiperia nuk mund të krahasohet me vendet e Bashkimit Europian per standartin e jeteses dhe aksesit në drejtësi. Gjithashtu kjo hartë gjyqësore përpiqet të fshehë problematikat me të cilat përballet sistemi i drejtësisë sot, por ky riorganizim nuk i zgjidh këto probleme. Kreu i dhomës së Avokatisë Vlorë renditi problematikat që sjell riorganizimi i hartës, dhe mendon se cështjet mund të duan deri në 7 vite për tu zgjidhur. Ai u shpreh se e shikon me negativitet situatën dhe se sistemi i drejtësisë mund të kalojë në kolaps.