Shkrumb e zi në Shëngjin, Gjekmarkaj: Vura alarmin, por shkoi në vesh të shurdhër

Deputet i PD-së, Agron Gjekmarkaj ishte në Shëngjin duke parë nga afër atë që ka lënë pas zjarri masiv mbrëmjen e djeshme.

“Kjo ka qenë një nga situatat më të rënda që ka kaluar qyteti i Shëngjinit.

Praktikisht ne e kemi vënë alarmin së bashku me qytetarët prej katër ditësh, thirrjet tona kanë rënë në vesh të shurdhër sepse nëse do të ndërhyhej në kohë, do i kursehej kjo traumë banorëve të Shëngjinit, do iu kursehej kjo traumë bizneseve të qytetit si dhe imazhi i tij duke vënë në rrezik qytetarët.

Dua të falendoroj edhe ‘Forcat e Rendit’ si dhe banorët e Shëngjinit që i dolën zot vetes të braktisur nga qeveria.

Po shtohen zërat që ky ka qenë i qëllimshëm dhe nuk dua të akuzoj njeri drejtpërdrejt, duke i dhënë pohim zërit që ne kemi për mafiat e tokave, të cilët po shtojnë babëzinë e ndërtimeve në qytetin e Shëngjinit.

Shpresoj shumë që situata të tilla të mos përsëritet dhe dua të apeloj që të braktiset propaganda e të investohet te pjesa civile, duke mos i lënë njerezit në mëshirë të fatit nëse do përballen edhe një herë tjetër me situata të ngjashme” shkruan ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *