Katër makina të parkuara në hyerje të Shkodrës, saktësisht në vendin e quajtur “Tek Bexhisteni” janë shkrumbuar gjatë natës.
Paraprakosht dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme pasi në një nga mjetet është hedhur lëndë djegëse.
Më pas flakët kanë përfshirë edhe 3 automjetet e tjera.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë. /Priza.al