Në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, një zjarr shpërtheu pranë një ish-pike karburanti në afërsi të fshatit Fushë Gjorem, në zonën e Laçit.
Zjarri përfshiu magazina të mbushura me sasi bazë ushqimore dhe ende vijon djegia. Zjarrfikësit e Laçit janë në vendngjarje duke punuar për izolimin e flakëve. Nuk ka rrezik për përhapje të mëtejshme, por shkaqet e zjarrit ende nuk janë përcaktuar.