Gjatë natës dy makina janë “shkrumbuar” në lagjen “10 korriku” në qytetin e Vlorës.
Zjarrëfikësit dhe policia kanë shkuar në vendngjarje ku kanë mundur të shuajnë flakët, por mjeti tip “fiat” në pronësi të F.J me targa bullgare duke i djegur plotësisht .
Flakët kanë përfshirë edhe një mjet tjetër top “Mercedes” që ishte i parkuar pranë “Fiatit”.
Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes, teksa dyshimet e para janë për një zjarrëvënie të qëllimshme.