Një makinë ka shpërthyer në flakë në ecje e sipër e për pasojë është djegur plotësisht.
Burime për median bëjnë me dije se makina është shkrumbuar e gjitha por për fatin e mirë pa pasoja në njerëz
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 16:02, në lagjen “Granicë”, Gjirokastër, në ecje e sipër ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht automjeti tip “Volvo”, i cili drejtohej nga shtetasi Gj. K., 58 vjeç, banues në Gjirokastër.
Nuk ka dëme në njerëz.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të situatës.