Një automjet i tipit “fuoristradë” është gjetur e djegur plotësisht në vendin e quajtur “Kanali i Motorrit”, Vlorë.
Bëhet me dije se mjeti është pa targa, dhe është gjetur rreth orës 1:15.
Sakaq, policia po vazhdon hetimet për të identifikuar pronarin dhe rrethanat e djegies së automjetit.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 14.04.2022, rreth orës 01:15, në vendin e quajtur “Kanali i Motorrit”, është konstatuar duke u djegur një automjet tip “fuoristradë”, pa targa, i cili është djegur plotësisht.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e pronësisë dhe zbardhjen e rrethanave të djegies së automjetit.