Një furgon është përfshirë nga flakët në Korçë.
Mësohet se automjeti në pronësi të shtetasit me iniciale R.T., ka marrë zjarr rreth orës 3:00 të mëngjesit, i cili ishte i parkuar në afërsi të banesës.
Njoftimi i policisë:
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 26.09.2022, rreth orës 03:00, në lagjen nr. 17, Korçë, ka rënë zjarr në mjetin tip furgon në pronësi të shtetasit R. T., banues në Korçë, i cili ishte i parkuar në afërsi të banesës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.