Shkrumbohet kasollja në Sarandë

Zjarrëfikësja e Sarandës ka shmangur shpërthimin e një bombole të madhe gazi në fshatin Shelegar pas ndërhyrjes që ka bërë.

Raportohet se për shkak të një shkëndije nga një kabëll i energjisë elektrike, një kasolle në hyrje të fshatit Shelegar në Sarandë ka marrë flakë. Si pasojë u rrezikua që zjarri të përhapej drejt një bombole gazi.

Fatmirësisht zjarri u shua por kasollja me gjithë materialet brenda u shkrumbua plotësisht.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *