“Shkrumbohet” makina e efektivit të policisë në Shkodër, ngjarja dyshohet e qëllimshme

Makina e efektivit të policisë së Shkodrës është shkrumbuar mbrëmjen e 27 prillit, ndërsa dyshimet e para janë se ngjarja ka lidhje me detyrën e tij.

Oficeri Dritan Turhani e kishte parkuar makinën pranë banesës së tij në lagjen Perash, ndërsa sapo ka pikasur që makina e tij po digjej ka lajmëruar sallën operative.

Njoftimi i policise

Më datë 28.04.2022, gjatë orëve të para të mëngjesit, në lagjen “Daniel Matlija”, Shkodër, në Rrugën e Koplikëve, ka rënë zjarr në mjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit D. T., 53 vjeç, banues në lagjen “Danjel Matlija”, Shkodër, me detyrë punonjës policie në DVP Shkodër. Mjeti ka qenë i parkuar pranë banesës së këtij shtetasi.

Vijojnë veprimet hetimore duke mbledhur çdo provë materiale dhe vlerësuar çdo informacion, si dhe duke bashkëpunuar ngushtë me ekspertët dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për përcaktimin e shkakut të djegies së mjetit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *