Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Milot-Thumanë ku një makinë është shkrumbuar nga flakët.
Burime për Priza.al raportojnë se nga shkrumbimi i mjetit nuk ka të dëmtuar por vetëm dëme materiale. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se, shoferi ndodhet jashtë mjetit në pritje të ndihmës.
Raportohet se makina ka qenë në lëvizje në momentin kur është përfshirë nga flakët.
Nuk dihet ende shkaku i kësaj ngjarje ndërkohë policia dhe zjarrëfikësja nuk kanë mbërritur ende për të shuar flakët.