Shkrumbohet mobileria në Fushë-Krujë, 300 milionë lekë dëme. Zbardhen dyshimet e policisë

Gjatë natës është përfshirë nga flakët një mobilieri në Fushë-Krujë. Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një kabllo elektrik. në sahatin e dritave, duke bërë që flakët të përhapen në gjithë mobilerinë.

Në mobilerinë në pronësi të shtetases Ferite Kallmeti, është shkaktuar një dëm prej 300 milionë lekësh, raporton ‘Balkanweb’. Zjarri ka qënë i përmasave të mëdha, ndërsa është arritur që të shpëtohej një pjesë e mobilerisë si dhe punishtja ngjitur.

Ndonëse 6 zjarrfikëse ndërhynë për të shuar zjarrin, lokalizimi i tyre ka qenë i pamundur.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *