Një banesë është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës. Si pasojë e zjarrit, është shkrumbuar gjithçka ndodhej brenda shtëpisë.
Bombola e gazit e cila ndodhej në banesë nuk ka shpërthyer, pasi forcat zjarrfikëse kanë arritur ta largojnë.
Fatmirësisht familjarët kanë arritur të dalin në kohë, pa pësuar lëndime.