Një banesë e pabanueshme është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në lagjen “24 Maji” në Vlorë.
Shtëpia në pronësi të shtetasit S.P, e kishte në ruajtje shtetasi S.B. Si pasojë e zjarrit ka vetëm demë materiale.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 09.05.2022, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, ka marrë zjarrë banesa e pabanueshme e shtetasit S. P., të cilën e kishte në ruajtje shtetasi S. B., ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.