“Shkrumbohet” nga flakët furgoni pranë biznesit në Gjirokastër, çfarë dyshohet?

Një automjet tip “Benz”  është djegur plotësisht në afërsi të rrugës nacionale Gjirokastër – Tepelenë.

Mjeti në pronësi të shtetasit A.P,  ka qenë i parkuar në ambientet e biznesit të këij të fundit.

Në veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 18:40, në afërsi të rrugës nacionale Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Mashkullorë”, në ambientet e biznesit të shtetasit A. P., 43 vjeç, ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht automjeti furgon, tip “Benz”, në pronësi të shtetasit të mësipërm. Në momentin e përfshirjes nga flakët automjeti ka qënë i parkuar.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të situatës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *